Pershkrimi i Prones

Në një zonë mjaft të mirë, shumë afer me Sheshin “Skënderbej” si dhe me Pazarin e Ri jepet apartament 2+1 me qira. Zona është e organizuar shumë mirë dhe aty gjendet një rrjet i rregullt shoqëror, tregtar, arsimor e shëndetësor, me rrugë nga të katër anët, që të nxjerrin shumë lehtë si në qendër edhe në unazë. Një ndër zonat më të zhvilluara dhe me kërkesë të lartë banimi dhe zhvillim biznesi. Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, bicikleta, qendra tregtare, shkolla, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.

Apartamenti ndodhet në një pallat të vogel, 5 katesh, pa ashensor, i gjithi me sistem kapote dhe të mirëmbajtur. 

Apartament me qira 2+1, me siperfaqe 95 m2, kati i trete, me orientim jug - lindje, i mobiluar komplet. Është i përbërë nga nje dhome ndenje+ngrënie dhe kuzhine bashkë, 2 dhoma gjumi, garderobe, korridor, banjo me dritare dhe 2 ballkone. Dritaret janë dopio xham dhe kanë dhe grila. Është i pajisur me kondicioner ne cdo dhome.

Detajet e Prones

Cmimi: 650 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 3
Katet: 5
Ashensor: Jo
Sip. Totale: 95 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1114
Whatsapp