Shitet apartament 2+1 te rezidenca “Joy Residences”, nje vend i vecante ku pasqyrohet gjelbërimi kodrinor, ku pamja e kodrave te Petrelës dhe pamja mbresëlënëse e zones perreth bëhen pjesë përditshmërisë tuaj. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në mes të gjelberimit në privatesi mes ajrit të pastër, larg zhurmës së kryeqytetit, vetem 8 KM nga qendra e Tiranës.
“Joy Residence” është një nga destinacionet e reja në Tiranë, e cila ofron arkitekturë të përshtatur sipas kërkesave të klienteve, infrastrukture moderne, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet të perzgjedhur me shqiptar edhe të huaj.
Apartamenti ofron punime shumë cilësore dhe është i mobiluar totalisht me pajisje nga më cilesoret dhe bashkekohore. Ka sistem ngrohje ftohje ne të gjitha ambientet, i shtruar me parket, dritaret me grila etj.
Apartament ne shitje 2+1, me sipërfaqe neto 116 m2 (134.02 m2 bruto) pozicionohet në katin e pare. Është i organizuar nga ambient ndenje + ngrënie + kuzhine, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone.
Shitet dhe parkingu me cmimin 30,000 Euro
Apartamenti + parkingu = 460,000 Euro
Me çertifikatë pronësie.