Rruga e Elbasanit NE RRUGEN “3 VELLEZERIT KONDI”
Jepet apartament 2+1 me qira, i cili ndodhet në një zonë rezidenciale ku kryesisht janë të ndërtuara vila dhe ndërtesa të ulta dy dhe tre katshe. Fare pranë rrugës së “Elbasanit” dhe me lehtësi lidhjeje me zona të tjera si Parku i Liqenit, qyteti “Studenti”, fakulteti Ekonomik etj. Ka prane shkollen 12 vjecare privat “Elite”, Kolegjin Universitar “Wisdom” etj. Vendodhja karakterizohet nga qetësia që të ofron jetesa komode mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit.
Zona ka pranë një rrjet të mirëfilltë të institucioneve arsimore-shoqërore si dhe sherbime të ndryshme si; supermarkete, kopshte, cerdhe, bar-restorante, klinika mjeksore etj.
Apartamenti ndodhet ne nje ndertese private, nje apartament ne cdo kat, te administruar shume mire, me oborr të sistemuar shumë mirë, me disa pemë frutore, ashensor, gjenerator per gjithe ndertesen, depozita uji në bodrum, etj.
Apartament modern me qira 2+1, me siperfaqe 140 m2 + 40 m2 verande, kati i peste, me orientim jug-lindje-perendim, i mobiluar komplet me mobilje shume cilesore, parket druri, oxhak funksional, verande banjot me dritare, etj. Është i përbërë nga nje dhome ndenje+ngrënie+kuzhine, dhome matrimoniale + banjon brenda, dhome gjumi tjeter, korridor, depo, tualet tjeter, verande dhe ballkon. Dritaret janë dopio xham dhe kanë dhe grila. Është i pajisur me sistem kondicionimi qendror. Parkim poshte nderteses.
Cmimi është bruto dhe përfshin dhe një vend parkimi.