Rruga e Kavajës NE QENDER, NE FILLIM TE RRUGES SE “KAVAJES”
Apartament i ri dubleks 2+1 per qira ne nje pallat te ri dhe modern i cili ka një vendodhje unike, vetëm 100 metra nga qendra e Tiranës, afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj. Eshte nje ndër projektët më të vecanta të Tiranës dhe ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe të kerkuara të kryeqytetit.
Zona ofron sherbime të ndryshme, si qendra shëndetësore, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, ristorante, hoteleri, rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është 12 kate mbi tokë + 2 kate nëntokë. Ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasade me izolim termik dhe kaustik, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare, parkime, sherbime të ndryshme, etj.
Apartament i ri dubleks 2+1 per qira me sipërfaqe 160 m2 ne dy kate, pozicionohet në katin e 8-te dhe te 9-te me orientimin veri-perendim dhe me pamje te bukur. Apartamenti përbëhet ne katin e pare te tij nga salloni, kuzhinë + ngrënie, banjo dite, ballkon dhe korridor. Kati i dyte perbehet dy dhoma gjumi banjo dhe korridor. Apartamenti eshte i sapo mobiluar me mobilje shume cilesore, dizajn modern, sistem qendror per ngrohje dhe ftohje, ndricim led etj. Mundesi parkimi ne katet nentoke me pagese shtese.