Jepet zyre me qira, e cila ndodhet vetem 2 minuta larg nga qendra e Tiranës dhe afer disa akseve kryesore rrugore si rr. e “Durresit”, e “Kavajes”, “Myslym Shyri”, Sheshi “Skenderbej” etj. Ka akses të pakrahasueshem me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit.
Zona ofron sherbime te ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një godine 8 katshe me ashensor dhe me administrim shumë të mirë.
Zyre me qira, me siperfaqe totale 160 m2, kati 3-te nga toka. Është e përbërë nga 3 ambiente pune, ambient kuzhine, 2 tualete dhe ballkoni.
Cmimi përfshin dhe taksen.