Apartament 3+1 në shitje, i cili ndodhet vetem 5 minuta larg nga qendra e Tiranës dhe afer disa akseve kryesore rrugore si rr. e “Durresit”, e “Kavajes”, “Zogu i Zi”, Sheshi “Skenderbej” etj. Me akses direkt me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit.
Pozicioni i godines ku ndodhet apartamenti favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj sherbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Godina eshte e sapo perfunduar, ofron akses të drejtëpërdrejtë dhe vizibilitet maksimal në rrugë kryesore, 10 minuta nga qendra e kryeqytetit, punime shumë cilësore, fasade e ventiluar nga teknologjia më e fundit, ashensore, zone rekreative te brendshme, hapesira të gjelberta, facilitete dhe sherbime te garantuara brenda godines, siguri te larte, komoditet, administrim dhe mirembajtje.
Apartament ne shitje 3+1 me siperfaqe neto 115.2 m2 (139.2 m2 bruto) kati 8, me orientimin jug-lindje. Organizohet shume mire, me ambient ndenje + kuzhine + ngrënie me dalje ne ballkon, dhome matrimoniale + tualetin brenda, 2 dhoma gjumi dhe tualeti.
Cmimi i apartamentit është i negociueshem.
Mundesi blerje dhe parkime ne katet e poshtme te nderteses me cmimin 35.000 euro.