Park Avenue, një nga projektet më të reja moderne të kryeqytetit, e cila pozicionohet strategjikisht në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke bërë të mundur kështu lidhjen me akset kryesore te unazave të Tiranes. Ka akses të menjëhershëm në boulevard, unazen e vogël e të madhe të qytetit dhe fare prane Sheshit “Skënderbej”. Afërsia me disa nga institucionet kryesore shtetërore, mjekësore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, e bën një nga zonat më të preferuara.
Objekti ofron standart të lartë ndërtimi, cilësi në konstruksion e rifiniturë duke sjellë kështu konceptimin e të jetuarit në mënyrë cilësore dhe të bërit biznes në një zonë elitare. Është i vetmi projekt në Shqipëri me certifikaten BREEAM për ruajtjen e efekasitetit të energjise. Kulla e biznesit ka holl të dedikuar, 4 ashensor me shpejtësi të lartë dhe shkallë anti-zjarr, sipërfaqe kati fleksibel dhe lartësi kati gjer 3.40 metra, zgjidhje teknike për cdo kat, përfshirë dhe ato IT dhe elektrike. Njesit e biznesit të projektuara me vetratë të vazhduar dhe lartësi kati dhe me pamje nga parku, ambiente me akses nga të pakten dy anët dhe mundësi parkimi në 3 kate nëntoke.
Godina është 19 kate me 2 kate parkimi nëntokë. Kati 0 dhe +1 janë ambiente dhe njesi tregtare, kurse katet e tjera janë zyra.
Park Avenue është një rezidencë multifunksionale e cila do të ofrojë një harmoni mes godines së dedikuar të zyrave të biznesit, njësive tregtare dhe godines rezidenciale të banimit dhe me përqëndrim të vecantë në sheshet rekreative dhe zonat publike.
Zyre ne shitje me siperfaqe neto 522.3 m2 (636 m2 bruto) kati 7, me orientimin veri-perendim.
Parashikohet të mbarojë deri në fund te 2025.