Pershkrimi i Prones

Apartament i ri në shitje 2+1 te një nga projektet më të reja moderne e cila ndodhet në zemër të Tiranës. Vendodhja buzë Sheshit Skënderbej, pranë Xhamisë, kulles së sahatit, midis rruges “Abdi Toptani” dhe rruges “28 Nëntori” i jep projektit një vlerë të lartë strategjike në zhvillimin e qendrës së kryeqytetit. Me akses të pakrahasueshem me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara.

Book Building është një ndërtesë multifunksionale prej 24,000 m2 e cila ofron apartamente elegante, zyra dhe ambiente komerciale moderne. Në objekt po aplikohen standaret më të larta të ndërtimit, duke ofruar cilësi shumë të lartë në konstruksion në rifiniturë dhe arkitekturë super moderne e cila është projektuar nga studio e cila ka projektuar sheshin Skënderbej dhe godinen e Hotel Plaza. Projekti modern dhe sherbimet e ndryshme që do të ofrohen në këto ambiente do ti japin një vlerë unike dhe kthim të sigurtë të investimit tuaj si tek ambientet e banimit dhe ato të biznesit.

Godina multifunksionale është projektuar në ndertimin e 3 objekteve me lartësi 4, 10 dhe 20 kate dhe me 3 kate nëntokë. Në katet e para do të zënë vend zyra të administratës publike, ambiente ekspozitash e ngjarje kulturore për qytetin, biznese të ndryshme që do të kenë mundësin të zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në dyqanet luksoze. Në katet e sipërme do të jenë apartamentet e banimit të cilat kanë orientim shumë të mirë ku mbizotëron drita dhe pamja e bukur e qendres.

Apartament në shitje 2+1, me sipërfaqe 130 m2 neto (154.70 m2 bruto), kati 11 (12-të nga toka) me orientimin lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë, dhomë matrimoniale + tualetin, dhomë gjumi, tualet dite, depo lavanderi dhe ballkoni.

Per me shume informacion rreth cmimit dhe prones kontaktoni: +355696054036

Shitet dhe një parking me cmimin 100,000 Euro.

Detajet e Prones

Cmimi: Kontaktoni per cmimin
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 12
Katet: 20
Sip. e brendshme: 130 m2
Sip. Totale: 155 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
inf93.construction_year: 2024
Referenca: INF1456

Karakteristikat

Qendra qytetit

Vendodhje

Whatsapp