VETEM 500 M NGA TEG, 9 KM NGA QENDRA E TIRANES
Apartament në shitje, në Long Hills Residence, një nga komplekset më cilesore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, etj.
Long Hills Residence ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranes në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetesisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afer me Tirana International School dhe World Academy of Tirana.
Apartamenti është rinovuar komplet në vitin 2023. Çdo gjë është bërë me arkitekt të dedikuar. Ambientet janë të shtruara me parket dru industrial, tualetet me ngrohje në dysheme dhe kanë hidrosanitare dhe pllaka shumë cilësore. Mobiljet, biblioteka dhe kuzhina janë bërë me porosi dhe të personalizuara, të një cilësie shumë të lartë dhe markave prestigjoze Tonin Casa, ngrohje-ftohje multisplit Daikin, elektroshtëpiaket e markës AEG. Veranda e mbyllur është me xham kristali dhe ka oxhak funksional me etanol.
Apartament 3+1 në shitje, me sipërfaqe neto 174 m2, kati i 2-të, me orientim veri-lindje-perëndim. Organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie, 2 dhoma matrimoniale + garderobë + tualet brenda secila, njëra me dritare, dhomë gjumi tjetër, tualet dite, lavanderi dhe verandë e mbyllur e kthyer në ambient ndenje.
Apartamenti ofron 2 poste parkimi të hapura.
Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet.
Me çertifikatë pronësie.