Pershkrimi i Prones

Apartament i ri 1+1 ne shitje në një nga zonat më të preferuara dhe me te njohura turistike, vetëm disa hapa larg nga plazhi i detit Jon, ne zonen midis Radhimes dhe Orikumit, 20 km nga plazhi i Dhërmiut, 5 km nga Orikum Marina, 13 km nga Qendra e Vlores dhe 37 km nga Aeroporti i Vlorës.

Zona ka infrastrukturë shumë të rregullt dhe do të marri një zhvillim të madh në të ardhmen e afert. Ofron sherbime të ndryshme, lulishte e sheshe pushimi afer, bare/restorante, markete, sherbime të ndryshme tregtare dhe zona të dedikuara për këmbësorë dhe kënde lojrash për fëmijë.

Godina ku ndodhet apartamenti është 5 kate me 1 kat nëntoke parkim. Resorti perbehet nga ndertesa që do të shërbejnë si për hotele ashtu dhe për apartamente dhe do jetë i gjithi i punuar me gur. Ndertesa ofron punime, instalime hidraulike dhe elektrike shume cilesore, dritare me xham termik, fasade e ventiluar termike etj. Kompleksi do të ketë pishinë sezonale të jashtme, ambiente të gjelbra si dhe ambiente argëtimi. Per shkak se nje pjese do te sherbeje dhe si hotel resorti do te ofroje siguri dhe administrim 24 ore gjate gjithe vitit, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, ambiente rekreative, etj.

Projekti i apartamentit është bërë me arkitekt të dedikuar. Të gjitha investimet e rifiniturave te brendshme si hidrosanitare, pllaka, parket, dyer, spote, tavane gipsi instalime hidraulike, elektike, ngrohje-ftohje jane bërë extra të një cilësie shumë të lartë.

Apartament 1+1 në shitje me pamje deti, me sipërfaqe neto 63.35 m2 (75.54 m2 bruto), kati 2-të me orientim perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.

Mundësi blerje post parkimi me vlerën 28,000 Euro.

Detajet e Prones

Cmimi €: 265,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 2
Katet: 5
Sip. e brendshme: 63 m2
Sip. Totale: 75 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Viti i ndertimit: 2026
Referenca: INF2035
Vendndodhje
Whatsapp