Garda RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”, PRANE GARDES
Jepet apartament 2+1 me qira, i cili ka një vendodhje strategjike afer Ish-Bllokut, pranë ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut te Liqenit, 5 minuta nga Kryeministria dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, supermarket, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante, sherbime të ndryshme etj.
Prona ndodhet në një pallat me ashensor dhe me administrim shumë të mirë. Apartamenti është mjaft i organizuar, me punime shumë të mira, i shtruar me parket dhe me sistem kondicionimi. Ofron mobilim shumë cilësor dhe bashkëkohor.
Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe të bollshme prej 110 m2, kati 6 me orientimin perëndim-veri. Organizohet nga salloni + ambient ngrënie + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni.