Apartament 2+1
Jepet apartament 2+1 me qira, i cili gjendet në një ndër zonat më elitare të kryeqytetit, mes qetësisë, ajrit të pastër, shumë afër me Parkun Kombëtar, bulevardin qendror, zonen e bllokut, stadiumin Air Albania dhe qendrës së Tiranës. Ka pranë disa nga institucionet me të larta shteterore, arsimore dhe shoqërore.
Vendodhja ofron shërbime të ndryshme si shkolla, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, rrugë për bicikleta etj.
Apartamenti ndodhet në një ndertese te re shume cilesore, me dy ashensor, sistem sigurie me kamera dhe roje, ne nje ndertese shume te qete dhe elitare.
Apartament me qira 2+1 me siperfaqe 110 m2, kati i shtatë me orientimin jug-lindje dhe pamje shumë të bukur të parkut dhe liqenit. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone. Eshte komplet i mobiluar me pajisje cilësore, ajer te kondicionuar, dritare cilësore dhe grila.
Cmimi është neto.