Pershkrimi i Prones

9 KM NGA QENDRA E TIRANES

Apartament luksoz me qira, i cili ndodhet ne “Tuscany Villas” residence, e cila ofron 24 orë siguri, shërbime, infrastrukturë moderne, privatesi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet etj.

Rezidenca ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe më elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së zonës, e cila ofron privatesi, pishine te jashtme dhe te brendshme, si dhe ambient fitnessi. Zona është zhvilluar me komplekse banimi vetëm 200 metra nga Tirana East Gate, Tirana International School dhe Akademia Botërore e Tiranës.

Apartamenti ofron punime shumë cilësore, hapësira të mëdha të ambienteve, tarrace te madhe të sistemuar shumë bukur dhe me pamje shumë të bukur të zones. Është totalisht i mobiluar me stil bashkëkohor dhe me pajisje shumë cilësore, me filter uji, ngrohje qendrore dhe ngrohje diellore, me dritare dysheme-tavan, gjë e cila lejon ndricimin natyral gjate gjithe kohes.

Apartament me qira 3+1 me siperfaqe totale 200 m2 + 140 m2 tarrac, kati i 3-te me orientimin jug-lindje. Organizohet nga salloni, kuzhine e vecuar + ngrënie, dhome matrimoniale + tualetin + garderobe, 2 dhoma gjumi, tualet dite, ballkon, ambient ndenje ne pjesen e tarraces.

Ka dhe parking per 1-3 makina.

Cmimi përfshin dhe taksen.

Detajet e Prones

Cmimi: 2,800 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+1
Kati: 3
Sip. Totale: 200 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF669
Whatsapp