Pershkrimi i Prones

Toke + ndertese në shitje me një vendodhje shumë të mirë, larg zhurmes së Tiranes, me pamje fantastike të zones, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të paster. Zona ka nje territor të përbërë nga fusha, lugina e kodrina të vogla të cilat e bëjnë një pikë shumë tërheqëse për banoret vendas dhe jashtë saj. Ndodhet 15 km në jug-perendim të Tiranes, me infrastrukture te rregullt, prane lumit Zhullima dhe shkolles se mesme “Feti Vogli”.

Zona është e njohur për shumëllojshmerine e pemeve frutore, agrumeve, rritjen e shpendeve tradite e zones, fshatrave piktoreske të saj, vende historike sic është cezma historike e Mamices dhe nje shpelle e thelle 30 m, kisha e vjeter e Shen Merise etj. Renditet nje nder fshatrat turistik per tu vizituar si per terrenin por dhe per prodhimet bio qe ofrojne restorantet e zones.

Toka në shitje ndodhet buze rruge dytesore dhe ka të investuar në të 40 rrënje ullinj, nje sere per perimet, pemetore me molle, shege, arra, 30 rrenje lajthi, mana, hide, kumbulla etj.

Tokë në shitje me siperfaqe 3300 m + 70 m2 ndertese, e cila duhet rikonstruktuar dhe ka mundësi për një kat shtese.

Mundësi shumë e mirë investimi për agro-turizem.

Me çertifikatë pronësie.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 190,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Sip. e brendshme: 70 m2
Sip. Toke: 3300 m2
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF740

Vendodhje

Whatsapp