Globe REZIDENCA “VIVA”, PRANE QENDRES GLOBE
Rezidenca “Viva”, një nga projektet më të reja të kryeqytetit, e cila pozicionohet strategjikisht prane Bulevardit te ri te Lanes, ne rrugen “Javer Malo” duke bere te mundur lidhjen me disa nga akset kryesore te Tiranes, rrugen e “Kavajes”, “Teodor Keko” etj. Ndodhet afër me disa nga institucionet më të larta shtetërore, arsimore dhe kulturore dhe vetem 10 minuta nga qendra e Tiranës.
Kompleksi ndodhet brenda nje zone të percaktuar nga plani urbanistik i Tiranes me qellim për të rinovuar lagjen dhe për të ofruar një mjedis të përshtatshem dhe të favorshem për një jetë cilësore. Do të ofrojë standart të lartë ndërtimi, cilësi në konstruksion e rifiniturë ku estetika dhe elementet bashkekohor krijojnë një harmoni të pakrahasuar.
Rezidenca “Viva” është një godine banimi ku përfshin 8 kate banim dhe 2 kate parkim nëntokë, me ashensor, me një përzierje të shkëlqyer të dizajnit modern arkitekturor.
Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 70.1 m2 (82.7 m2 bruto), kati pare me orientimin lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine, 2 dhoma gjumi, depo per lavanderi, tualeti dhe ballkoni.
Apartamenti parashikohet të mbarojë deri ne fund te 2025.