Jepet apartament 2+1 me qira në një zonë elitare, midis zonës së Bllokut dhe Parkut të Liqenit, afër institucioneve arsimore, sociale, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Vetëm 5 minuta nga qendra e Tiranës.
Zona ofron lehtësi të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime etj.
Apartamenti ndodhet në një ndërtesë prej 12 katesh, me ashensor dhe me administrim shum të mirë.
Apartament me qira 2+1, me sipërfaqe totale të bollshme prej 145 m2, kati i tetë me orientimin lindje. Organizohet nga ambient i ndenjes, kuzhine + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe një ballkon i madh. Është komplet i mobiluar me të gjitha pajisjet e nevojshme, me kondicioner, dritaret me grila etj.