Korçë KOMPLEKSI TURISTIK “BELVEDERE KORÇA”, KORÇE
“Belvedere Korça” është një nga komplekset më të reja turistike rezidenciale e projektuar mes gjelbërimit dhe qetësisë së parkut që ofron qyteti i serenatave, ne juglindje te Shqiperise. Rezidenca turistike pozicionohet në mënyrë ideale pranë parkut “Rinia”, dhe fare pranë me pikat kryesore të qytetit, përkatësisht Bulevardi “Republika”, në të cilin ndodhen një shumëllojshmëri baresh, restorante, dyqane, hotele, etj., stadiumi “Skënderbeu”, 2 shkolla të mesme dhe Universiteti “Fan Noli” etj.
Kompleksi turistik rezidencial shtrihet si një oaz qetësie brenda qytetit më të lakmuar për peisazhet e mrekullueshme që ofron kur zbardhet dëbora. Koncepti i rezidences turistike vjen si një shkrirje elegante mes tradicionales dhe modernes, duke i dhuruar banorëve komoditet dhe një jetesë plot stil, për pushime ose për të banuar.
“Belvedere Korça” ofron punime shumë cilësore, të cilat bazohen tek guri i gdhendur me punime dekorative, kolonat e hyrjes, shkallet, grilat prej druri dhe muret rrethuese prej guri, të gjitha keto elemente dekorativ tipik të arkitekturës autentike korçare që ndërthuren më së miri me bashkëkohoren. Ka privatësi të lartë e sistem sigurie 24/7, menaxhim dhe mirëmbajtje gjatë gjithë vitit, mundesi per investim nepermjet programit te qiradhenies. Një ndër vendet ideale për ata që duan stilin klasik të jetesës.
Dubleks në shitje me siperfaqe ndertimi neto 121.2 m2, kati 0 dhe kati +1, me pamje nga pylli. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie dhe 2 ballkone, me shkalle te brendshme ngjitemi ne katin ku ndodhen 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Dubleksi ka perfunduar.