Pershkrimi i Prones

Shitet vile elitare në brezin e parë dhe me pamje shume te bukur nga deti. Ndodhet ne nje rezidence te re turistike, e cila ndodhet në një zone unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klime që ofron 300 dite me diell. Një vend ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim dhe ajer të paster, pranë freskisë së detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti “Nene Tereza” edhe 260 KM nga Prishtina.

Residenca ofron sherbime të ndryshme, ambiente rekrekative, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilësi të lartë ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatesi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesë në komunitet.

Vila ofron punime shumë cilësore e projektuar me arkitekt të dedikuar dhe e mobiluar me materiale dhe pajisje nga markat me të njohura në treg. Lartësia e viles është mbi 4 metra, dyert e larta, muret e veshura me rimeso druri deri në tavan, travertine dhe dru mdf i lyer, parket me dru cilësor, sistemi i kondicionimit Mitsubishi Vrf, hidrosanitaret të gjitha italiane, muret e banjove me pllake. Të gjitha instalimet elektrike, hidraulike dhe sistemi ngrohje-ftohje janë të markave të fundit të një cilësie shumë të lartë. Oborri është i rrethuar me bimësi të llojeve të ndryshme, sistem vaditje, pishinë e projektuar për fëmijë dhe të rritur e cila është e rrethuar me pllakë.

Vile elitare ne shitje 3 kateshe me siperfaqe ndertimi 405 m2 + 99 m2 verande (455 m2 sip. totale) + 1050 m2 toke + 20 m2 shtese per ambient palestre. Në oborr është ndertuar dhe nje strukturë rreth 100 m2 e cila ofron tualet dhe dush + ambiente lojrash, relaksi dhe gazebo. Gjithashtu ka mundesi parkimi per 3 makina.

Kati Përdhe ofron: një ambient të madh ndenje me oxhak funksional, me pamje nga deti, oborri, pishina dhe e rrethuar me gjelbërim. Përbëhet nga salloni që lidhet me nje ambient ngrenie dhe nje kuzhine moderne, tualet dite, dhome gjumi + tualet me dalje ne nje ambient për palestër. Nga ky ambient dilet direkt në oborr dhe në pishinë.
Kati i Parë ofron: një dhome matrimoniale me garderobe dhe tualet te dedikuar. Është me gjitha pajisjet dhe me pamje shumë të bukur nga deti. Gjithashtu ofrohet nje dhome gjumi me tualet te dedikuar dhe dy dhoma te tjera gjumi, te cilat ndajne nje tualet te perbashket. Gjithashtu ofrohet një lavanderi.
Kati i dytë ofron: një tarracë gjigande gjatë gjithë perimetrit të vilës me pamje spektakolare nga deti dhe gjelbërimi perreth, një ambient ky perfekt për tu relaksuar.

Ne proçes hipotekimi.

Per me shume informacion kontaktoni +355 69 60 54 036

Detajet e Prones

Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 3
Sip. e brendshme: 405 m2
Sip. Totale: 455 m2
Sip. Toke: 1050 m2
Dhomat e gjumit: 5
Tualetet: 5
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
inf93.construction_year: 2024
Referenca: INF1429

Karakteristikat

Pamje nga deti

Vendodhje

Whatsapp