Pershkrimi i Prones

VETEM 5 MIN NGA TEG, TIRANA INTERNATIONAL SCHOOL

Rolling Hills Residence, vendi ideal për të jetuar ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School dhe World Academy of Tirana.

Vila per qira, ka arkitektur neoklasike franceze dhe ndodhet në nje nga rezidencat më cilësore dhe elitare në zonë, e cila ofron siguri 24 orë, fasada të mëdha xhami infrastrukture moderne, privatesi, gjelberim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, Park Rekreativ 16.000 m2 etj.

Vilë luksoze per qira tre kate + bodrum me sipërfaqe ndërtimi 705 m2 + sipërfaqe toke 850 m2. Vila ofron dy dhoma ndenjeje, dy kuzhina të veçanta me dritare, një zonë ngrënieje, pesë dhoma gjumi, pesë tualete, një zyrë dhe tre veranda, njëra me qasje të drejtpërdrejtë në oborr. Gjithashtu ofron lavanderi e cila ndodhet në bodrum, 2 depo, dhomë teknike dhe parkim të mbyllur për 2 makina. Vila ka punime cilësore, izolim termik, sistem ngrohjeje - ftohjeje me chiller, parket cilësor në disa nga ambientet, oxhak peleti, tualete me pajisje cilësore, dritare të pajisura me grila dhe një kopsht shumë të bukur me pishinë. Vila jepet me qira e mobiluar.

Çmimi është bruto.

Detajet e Prones

Cmimi: 4,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. e brendshme: 705 m2
Sip. Toke: 850 m2
Dhomat e gjumit: 5
Tualetet: 5
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1430

Vendodhje

Whatsapp