Apartament 2+1 në shitje, në një rezidencë të re pranë liqenit Artificial, pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë. Zona karakterizohet nga komplekse rezidenciale me vila, komplekse banimi dhe hapësira të gjelbra duke e bërë kështu një zonë mjaft të kërkuar për banim.
Ka pozicion shumë të favorshëm me dalje në aksin Tiranë-Elbasan si dhe me qendrën e Tiranës, Liqenin Artificial, Unazën, Sauk dhe TEG-un. Ofron facilitete dhe shërbime të ndryshme si International Montessori School Tirana, Vet Hospital, 3D Hotel, Forest Residence, AlaTurca Premium Turkish Restaurant, liqeni Xhabrahim etj.
Rezidenca ofron punime shumë cilësore, mirëmbajtje, siguri 24 orë dhe komunitet të zgjedhur.
Apartament i ri 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 85.7 m2 (bruto 97 m2), kati i 2-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Mundësi shumë e mirë investimi.
Në çmim përfshihet dhe një post parkimi.